Direktiva 2004/113 për trajtim të barabartë për burrat dhe gratë në ofrimin e shërbimeve
Abstract
Ky punim trajton një element të rëndësishëm, mosdiskriminimin në bazë të gjinisë në ofrimin e shërbimeve në Tregun e Brendshëm të Bashkimit Evropian. Meqenëse trajtimi i barabartë i burrave dhe grave në ofrimin e shërbimeve dhe mallrave ka hasur shpesh në kufizime e pengesa nga ana e legjislacioneve të shteteve anëtare të BE-së, Këshilli nxorri direktivën 2004/113 për të siguruar një zbatim më të barabartë dhe për të luftuar diskriminimin në ofrimin e shërbimeve mes burrave e grave. Analiza e kësaj direktive synon të evidentojë problemet që ezauron si akt dhe situatat që interpretohen më eksplicite nga vendimet e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë. Përfundimet e këtij punimi demonstrojnë efektet e vendimit Test-Achats me anë të të cilit GJED arriti të sjellë pasoja efikase në vendosjen e rregullave të detyrueshme në trajtimin e barabartë të burrave e grave në ofrimin e shërbimeve duke i shërbyer zbatimit korrekt të direktivës 2004/113.