ARSIMI NË PEJË NDËR VITE E SHEKUJ
Keywords:
Peja, Shkolla, Okupimet, Flijimet, Të arrituratAbstract
Ky punim ka për qëllim të pasqyrojë historinë dhe rrethanat e zhvillimit të arsimit shqip në Pejë gjatë viteve e shekujve nëpër okupimet e nduarduarshme të këtij qyteti të lashtë Ilir, që nga okupimi nga: Perandoria Romake, Perandoria Bizantine, Perandoria Osmane, Mbetëria Austro-Hungareze, Mali i Zi, Mbretëria Serbo-Kroate-Sllovene, Fashizmi Italian e Gjerman, Jugosllavia e KAÇKJ-së, RSFJ-së, RFJ dhe Serbia e deri në ditë e sotme të lirisë e pavarsisë. Punimi synon të publikojë “çmimin” që është dashur të paguaj populli shqiptarë i Pejës për të mbrojtur gjuhen dhe identitetin e vet kombëtar dhe për t’u arsimuar, jo rrallë herë ky çmim ka nënkuptuar vrasjen, burgosjen, rrahjen, debimin, plaçkitjen e çka jo tjetër që është dashur të paguhet për themelimin, mbrojtjen dhe zhvillimin e shkollës shqipe në Pejë. Punimi pasqyron poashtu një gjendje shqetsuese të arsimit fillor dhe të mesëm në Komunën e Pejës gjatë këtyre 16 viteve të çlirimit dhe 8 viteve të pavarsisë dhe ate jo vetëm në aspektin e cilësisë të arsimit por edhe në paksimin enorm të numrit të nxënësve që vijojnë këto dy nivele të arsimit, ku nga 18.225 nxënës në 785 paralele sa egzistonin në vitin shkollor 2003/2004 në Komunën e Pejës në nivelin fillor (klasa e parë deri në të nëntën) në vitin shkollor 2012/2013 në këtë nivel të arsimit janë regjistruar vetëm 14.620 nxënës në 652 paralele. Që dmth për 9 vite Komuna e Pejës në arsimin fillor ka 3.605 nxënës ose 133 paralele më pak në vitin 2012 se sa në vitin 2003, dhe ky trend i pakësimit të nxënësve në nivelin fillor dhe të mesëm në Komunën e Pejës po vazhdon me të njejtin tempo. Ky punim ka mundësi dhe duhet të nxisë debat në mes të shoqrisë dhe institucioneve komunale e të atyre qendrore për vlerën dhe rëndsinë që e ka pasur shkolla dhe arsimi për popullin e Pejës gjatë viteve e shekujve, çfarë e ka aktualisht dhe nga është duke shkuar.