Roli i promocionit të shitjeve tek kompanitë prodhuese në Kosovë

Authors

  • Rajan Arapi Author

Keywords:

Promocioni i shitjeve, konsumator, produkte, kompanitë prodhuese.

Abstract

 
Aplikimi i promocionit si njëri ndër elementet kyq të Marketingut Miks, vazhdon të mbetët sfidë për Kompanitë në Kosovë, veçanarisht ato prodhuese. Ndonëse viteve të fundit rëndësia e promocionit dukshëm është shtuar, situata ekonomike, pastaj konkurrenca nga produktet e importuara si dhe tregu jo lojal
vazhdojn të jenë pengesë kryesore përnjë aplikim më të madhë të formave të
promovimit të produkteve. Ky studim do paraqet rëndësinë e formave promovuese në veçanti ato të avancimit të shitjeve, të cilat hyjnë në grupin e komponentit “promocioni i shitjeve”. Gjithashtu do rezultojnë përgjigjet rreth pyetjeve kërkimore të cilat në këtë rast kanë të bëjnë me vet kompanitë prodhuese. Cila është rëndësia e promocionit në raport me kompanitë prodhuese nëKosovë? Sa ka ndikuar promocioni në ecurinë dhe zhvillimin e këtyre kompanive ? Cilat janë format më të shpeshta të promovimit që kompanitë prodhuese i aplikojnë për të promovuar produktet e tyre ?Sa ndajnë këto kompani nga buxheti i tyre për promocion. Ky hulumtim i cili në pjesën e parë elaboron aspektin teroik lidhur me promocionin, debatet akademike si dhe definicionet e shumta lidhur me promocionin e shitjeve, avancimin e shitjeve dhe përparimin e shitjeve.Ndërsa në pjesën e dytë si rast studimi diskutohet rreth formave të promovimit që një nga kompanitë prodhuese kosovare aplikon për të promovuar produktet e saj.Meqrast paraqiten forma mjaft atraktive dhe me kosto të lira promovimi. Konstatimet dhe rekomandimet e përmbyllin këtë studim, duke dhënë si argument rëndësin e aplikimit të promocionit nga ana e kompanive, njëkohësisht duke paraqitur në formë faktike rezultatet që kompanitë mund të kenë në rast të aplikimit të drejtë të saj. 

Downloads

Published

01-04-2016