Konventa e Aarhusit dhe aspekte të zbatimit të saj në Shqipëri
Keywords:
konventë, Aarhus, mjedis, vendimmarrje, publikAbstract
Summary
Konventa e Aarhusit, ka përbërë një instrument të rëndësishëm juridik për përmirësimin e proçeseve të manaxhimit të mjedisit në Shqipëri dhe sidomos për demokratizimin e vendimmarrjes me efekte të fushën mjedisore. Që nga nënshkrimi i Konventës janë ndërmarrë një sërë masash për përmirësimin e legjislacionit kombëtar, përcaktimin e përgjegjesive institutcionale të organeve shtetërore si dhe të aktorëve të tjerë, ndërgjegjësimin e publikut dhe përfshirjen e tij në marrjen e vendimeve, nëpërmjet konsultimeve dhe dhënies së informacionit. Fushat e veprimtarive për zbatimin e Konventës janë të gjëra dhe Shqipëria për shkak të gjendjes ekonomiko-shoqërore që ka karakterizuar vitet e tranzicionit nga një sistem politik në tjetrin, ka hasur një trysni të shtuar mbi mjedisin dhe burimet e saj natyrore. Gjithashtu, nocioni dhe praktika e demokracisë aktive me pjesëmarrje për çështje të caktuara të qeversijes nuk ka ndonje traditë të gjatë në Shqipëri. Gjithsesi, ne rastin e Konventës së Aarhusit, është arritur një ndërgjegjësim në ngritje i aktorëve dhe komuniteteve dhe Konventa po gjen gjithnjë e më shumë zbatim praktik si reference për të drejtat legjitime të publikut në rradhë të parë për t’u informuar dhe me pas për t’u konsultuar në vendimmarrjen që prek mjedisin e tij dhe të komuniteteve të veçanta. Konventa pritet qe të bëhët një mjet akoma më i fuqishëm në duart e qytetarëve shqiptarë dhe komuniteteve për të siguruar një qeverisje më të vëmendshme ndaj mjedisit dhe zhvillimit afat-gjatë.
Fjalët e rëndësishme: , , , ,