Strategjitë e të mësuarit të gjuhës (SMGJ)

Authors

  • Jusuf Mustafai Author

Keywords:

Fjalori, strategji, vokabulari, hulumtimi, studimi, fjala

Abstract

 
 
Strategjitë e të mësuarit të gjuhës janë përdorur me mijëra vjet, edhe pse 
hulumtuesit i kanë zbuluar zyrtarisht dhe i kanë emërtuar ato vetëm kohët e fundit, të themi gjatë tre dekadave të fundit. Ka shembuj të mirënjohur të mjeteve mnemonike ose të memories që janë përdorur në kohët e lashta nga tregimtarët për t’i ndihmuar njerëzit që t’i mbajnë mend fjalitë e tyre.Sot, strategjitë e të mësuarit po bëhen të njohura gjerësisht pas ndryshimeve graduale por të rëndësishme që kanë ndodhur gjatë disa dekadave të fundit në hulumtimin e të mësuarit dhe të nxënies, dhe që rezulton me një theksim më të pakët në mësuesit dhe procesin e mësimit dhe më shumë vëmendje te nxënësit dhe te nxënia. Me fjalë tjera, paralelisht me zhvillimin e qasjeve komunikative ndaj mësimit të vetëdrejtuar, me qendër  nxënësin, përpjekjet për hulumtim të gjuhës së dytë gjithnjë e më shumë i janë dedikuar strategjive të të mësuarit të përdorura nga nxënësit që mësojnë  gjuhën e dytë.  

 

Downloads

Published

01-04-2016