Procesi kontabël i thesarit të shtetit përmes sistemit informatik për menaxhimin e financave publike

Authors

  • Fisnik Morina Author
  • Qendresa Thaqi Author
  • Alberta Bujupi Author

Keywords:

buxheti, thesari i shtetit, menaxhimi i financave publike, sistemi informatik, kontrolli

Abstract

 
Thesari është organizatë që centralizon dhe menaxhon të gjitha pranimet dhe pagesat shtetërore. Thesari i shtetit përfaqson njërin prej institucioneve financiare më të vështira për t’u përcaktuar. Misioni i përgjithshëm i thesarit të
shtetit është që të menaxhoj buxhetin e konsoliduar të Kosovës, ndërsa visioni i
përgjithshëm është që të arrihen praktikat më të mira në menaxhimin e fondeve
publike nga ana e Qeverisë së Kosovës. Duke vlerësuar rëndësinë dhe kompleksitetin e tij kjo temë në mënyrë modeste, synon të prezentojë kontabilitetin e thesarit të shtetit dhe funksionet e thesarit siç janë: menaxhimi i fondeve publike, ekzekutimi i buxhetit të shtetit, menaxhimi i llogarive bankare dhe borxheve publike, monitorimi i procedurave dhe rregullave në hartimin e buxhetit të shtetit, përgatitjen e pasqyrave financiare të konsoliduara.
      Qëllimi kryesor i këtij punimi shkencor është që të argumentohet fakti se
sa i rëndësishëm është roli i thesarit të shtetit në ekzekutimin dhe monitorimin e
buxhetit të shtetit. Tematika kryesore e kёtij punimi ёshtё fokusuar tek sistemi i
thesarit  që paraqet tërësinë e rregullave dhe të procedurave, si dhe struktura
organizative përkatëse, e ngarkuar për ekzekutimin e buxhetit, administrimin e
mjeteve monetare, mbajtjen e llogarive dhe raportimin financiar të qeverisjes së
përgjithshme. Sistemi për menaxhimin e financave publike në Kosovë (SIMFK)
paraqet një  sistem të specializuar të teknologjisë informative për menaxhimin dhe kontabilitetin e financave qeveritare. Kontrolli i brendshëm ka për qëllim të sigurojë  besueshmëri të raportimit financiar, dhe pajtueshmëri me ligjet dhe rregulloret e zbatueshme. 

 

Downloads

Published

01-04-2016