E drejta për t'u informuar për natyrën dhe shkakun e akuzës

Authors

  • Enkeleda Xhengo Osmani Author

Keywords:

informim,, proces,, akuzë,, praktikë

Abstract

Kur një person është i akuzuar për një vepër penale, lind një detyrim i mëtejshëm për autoritetet  përkatëse që të marrin hapa aktivë për të siguruar atë person me informacion të detajuar rreth akuzës kundër tij dhe për të siguruar se e kupton atë. E drejta e të akuzuarit për t ’u informuar për natyrën dhe motivet e akuzës duhet të konsiderohet në këndvështrimin e të drejtës së tij për të përgatitur mbrojtjen. Kështu, nëse gjyqtarët e themelit disponojnë, kur kjo e drejtë i është njohur në të drejtën e brendshme, mundësinë për të rikualifikuar faktet, ata duhet të sigurohen që të pandehurit kanë pasur oportunitetin të ushtrojnë të drejtën e tyre të mbrojtjes në mënyrë korrekte dhe efektive. Qëllimi i këtij punimi është të japë një vështrim të përgjithshëm mbi të drejtën për t’u informuar për natyrën dhe shkakun e akuzës, ndalur në parashikimet ligjore, si edhe praktikën gjyqësore. 
Fjalë kyçe:    
 

Downloads

Published

01-04-2016