Fenomeni i dështimit të bizneseve

Authors

  • Driton Sylqa Author

Keywords:

Biznesi,, Dështimi,, Falimentimi, Faktorët,, Menaxhimi,, Udhëheqja,, Vendimmarrja.

Abstract

 
Në literaturën e sotme debatohen mjaft shumë shkaqet e dështimit të bizneseve
në përgjithësi e sidomos të biznesit të vogël për shkak të rëndësisë dhe vendit që ai zë në kuadrin e ekonomisë kombëtare të një vendi. Në Kosovë ekziston një numër i madh i bizneseve të reja të regjistruara, por shumica prej tyre nuk kanë arritur t’iu bëjnë ballë ndryshimeve ekonomike të tregut, konkurrencës, ambientit e shumë barrierave tjera. Shpesh herë shkak i falimentimit janë edhe mungesa e eksperiencës, menaxhimi i dobët, marketingu i varfër, si edhe vendimet e gabuara të cilat qojnë në rrugën e dështimit. Për të konstatuar shkaqet e dështimit janë konsultuar të dhënat statistikore të vitit 2012,
2013, 2014, dhe 2015 lidhur me regjistrimin dhe dështimin e bizneseve të reja. Këto të dhëna analizohen, si dhe krahasohen me rezultatet e hulumtimit. Në përmbyllje jepen disa rekomandime të përgjithshme, e sidomos për bizneset të cilave ju kërcënohet mbijetesa, që t’ju kushtojnë vëmendje dhe të merren parasysh gjatë zhvillimit dhe rritjes së tyre. Mesazhi i këtij punimi është që bizneset e brishta të sensibilizohen për vështirësitë të cilat i kanosen atyre, në mënyrë qe më pastaj të gjejnë një zgjidhje adekuate dhe me kohë për problemet eventuale me të cilat mund të ballafaqohet.    



 

Downloads

Published

01-04-2016