HULUMTIMI I DISA VARIETETEVE TË GRURIT (TRITICUM AESTIVUM L) NGA HUNGARIA DHE KROACIA NË KUSHTET AGROEKOLOGJIKE TË KOSOVËS
Keywords:
grurë dimëror,, pesha 1000 farrave në gram,, peshë hektolitar kg,, rendimenti kg/ha.Abstract
Objekti i studimit është hulumtimi i përshtatshmërisë të disa kultivarëve të
grurit (Triticum aestivum L) nga Hungaria dhe Kroacia Në hulumtim kanë qenë
gjithsej 4 kultivarë të grurit: Kolo, Marshall, Ilirija, dhe Super Zhitarka ndërsa si
kultivarë krahasuese Evropë 90. Hulumtimet janë kryer në dy regjione
agroklimatike të Kosovës (në Arbnesh, në fermën hulumtuese të Institutit Bujqësor
të Kosovës, Pejë - Rrafshi i Dukagjinit, si dhe në Pestovë - Rrafshi i Kosovës, pronë
private e kompanisë “Pestova” Hulumtimi, u testuan rendimenti (kg / ha), pesha
(1000 farave në gram) , pesha hektolitare (kg), përmbajtja e proteinave (%),
lagështia (%), gluteni dhe sedimentimi. Të dhënat agroklimatike dhe pedologjike të
Kosovës, krahasuar me rendimentet e marra në kulturën e grurit tregojnë për mos
shfrytëzimin e potencialit gjenetik të kultivarëve që kultivohen tek ne. Për këtë arsye
duhet të aplikohet një agroteknik bashkëkohore që të shfrytëzohet potenciali
gjenetik, dhe të marrim rendimente më të larta. Rezultatet e marruara kanë
treguar se ka pasur dallime të rëndësishme statistikore të niveleve të
ndryshme për tipare të hetuar të gjithë kultivarët përfshirë në ngastra në
krahasim me standardin (Evrope 90) dhe në mes lokaliteteve.
Fjalë çelës: grurë dimëror, pesha 1000 farrave në gram, peshë hektolitar kg,
rendimenti kg/ha.