Puna në grup si faktor përcaktues në performancën individuale te OJQ-të në Kosovë

Authors

  • Alma Shehu Lokaj Author

Keywords:

performance individuale,, puna në grup,, zhvillimi i organizatës,, OJQ

Abstract


Në dhjetëvjeçarin e fundit puna në grup po konsiderohet e rëndësishme për 
zhvillimin e organizatave. Kjo vërehet edhe në OJQ-të të cilat operojnë në Kosovë. Ata
të cilët krijojnë organizatat janë individët, ai/ajo sjell në organizatë veçantinë e tij
apo të saj dhe gjithashtu ata mësojnë nga njëri tjetri duke ngritur në këtë mënyrë
performancën e tyre. Organizatat sot janë vetëdijësuar rreth rolit të rëndësishëm të
individit në vendin e punës sepse karakteristikat e individëve janë aspektet më të
rëndësishme në promovimin e punës në grup dhe perfomancës së grupit. Me qëllim
të arritjes së objektivave të organizatës çdo individ duhet të marrë pjesë në punën në
grup. Ky studim do të tregojë se si puna grupore ndikon në perfomancën individuale.  
Metodologjia e përdorur: aspektet teorike do të jenë pjesë përbërëse e këtij
studimi. Pyetësorët janë shpërndarë në 4 OJQ të cilat operojnë në Kosovë (15 për
secilën) dhe është bërë përpunimi i të dhënave. 
Origjinaliteti/Vlera: duke qenë se një studim i tillë nuk është kryer më herët
në Kosovë kjo i jep punimit vlera për organizatat e anketuara dhe të gjitha palët e
interesuara. Të gjeturat e studimit do të nxisin organizatat të forcojnë punën në
grupe dhe për individët të rrisin performancën e tyre brenda organizatës. 

Fjalët e rëndësishme:   

 

Downloads

Published

01-04-2016